Lladrovci për takimin e Kurtit me veteranët: Listat e veteranëve duhen konfirmuar nga komisioni Shoqatës së veteranëve

Lladrovci për takimin e Kurtit me veteranët: Listat e veteranëve duhen konfirmuar nga komisioni Shoqatës së veteranëve

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së po vazhdojnë takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Por, përderisa ky takim po vazhdon e që ka nisur në orën 9:00 të mëngjesit, Ramiz Lladrovci përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook ka thënë se shpreson që të gjendet një zgjidhje ndërmjet palëve.

Sipas tij, emrat dhe statusi i veteranit në listat e veteranëve duhen konfirmuar nga komisioni i pavarur apo i përbashkët me Shoqatën e veteranëve të UÇK-së.

Shkrimi i plotë:

Uroj të gjendet zgjidhje lidhur me kërkesat e veteranëve të UÇK-së në takim me Kryeministrin.
Emrat dhe statusi i veteranit në listat e veteranëve duhen konfirmuar nga komisioni i pavarur apo i përbashkët me Shoqatën e veteranëve të UÇK-së.
Deri atëherë, trajtimi për të gjithë veteranët duhet të jetë në nivel, pa asnjë minimizim të kontributit, rreth emrit, apo statusit të veteranëve.
Kushdo që ka harruar ia rikujtoj se pa luftën e UÇK-së, nuk do të arrihej çlirimi as liria e Republikës së Kosovës!

Related Articles