Lladrovci takon gazetarët e BBC-së që raportuan gjatë luftës: Pa fitoren mediale, çlirimi ynë do të arrihej me më shumë vështirësi

Lladrovci takon gazetarët e BBC-së që raportuan gjatë luftës: Pa fitoren mediale, çlirimi ynë do të arrihej me më shumë vështirësi

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot gazetarët e BBC-së të cilët kanë raportuar nga Kosova në kohën e luftës, Vaughan Smith dhe Julius Strauss.

Lladrovci ka shkruar se drejtuesit e UÇK-së e kanë ditur rëndësinë e mediave dhe shton se pa një fitore mediale, çlirimi I Kosovës do të arrihej më më shumë vështirësi.

Postimi i plotë:

Gjithmonë kënaqësi të takoj miqtë e mi, Vaughanin dhe Juliusin, gazetarë të BBC-së, të vatrave të luftës që botës ia përcollën realitetin edhe të luftës tonë të drejtë, me krimet serbe.

Bashkë, kujtuam ngjarjet e ndryshme si lejen për gazetarë, situatën e zhdukjes së saj para policisë serbe dhe situatat tjera, për besimin e Fehës ndaj fuqisë së medias dhe intervistën e tij programatike për UÇK-në e cila përcolli qëllimin tonë përfundimtar, çlirimin e Kosovës.

Drejtuesit tanë të luftës dhe ushtarët e UÇK-së, ia ditën rëndësinë mediave, ndërsa pa fitoren mediale, çlirimi ynë do të arrihej me më shumë vështirësi. Miqtë si Vaughan dhe Julius, janë heronj e dëshmitarë të gjallë dhe dashamirës të përjetshëm të Kosovës që ndihmuan e përshpejtuan ardhjen e lirisë.

Faleminderit për vizitën Vaughan, Julius, Leman Kamberi dhe Kimberly Reczek. Kosova është më e pasur me historitë dhe dëshmitë që keni prezantuar, me ndikim të madh në opinionin botëror. Faleminderit!

Related Articles