Klubi Futbollistik “Llapi” është momentalisht skuadra më e vlefshme në Superligën e Kosovës në futboll.
Tre nga pesë lojtarët më të vlefshëm në Superligë, sipas faqes së njohur ‘Transfermarkt’ janë lojtarë të Llapit.
Francisco Rivera (Llapi), Ermal Krasniqi (Ballkani) dhe Valmir Veliu (Llapi), janë tre lojtarët më të vlefshëm në elitën e futbollit kosovar, duke kapur vlerën e 350 mijë euro, ndërsa i katërti është Ilir Krasniqi (Llapi) me 325 mijë euro, Dabiqaj përfundon listën e pesë lojtarëve më të vlefshëm me 300 mijë euro.
Pas rritjes së vlerave të lojtarëve kryesor në skuadrën bardhekaltër, Llapi është momentalisht skuadra më e vlefshme në futbollin vendor, duke u vlerësuar me 4.8 milionë euro.
Kjo është renditja: