Llapi ka shënuar fitore si mysafir i Prishtinës me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Kosovës.
Kryeqytetasit për këtë ndeshje kishin vendosur të luajë me shumë ndryshime, duke mos i futur nga minuta e parë lojtarët kryesor që e sollnë triumfin ndaj Dritës një javë më parë.
Llapi në anën tjetër e nisi ndeshje me gol, duke shënuar që në minutën e 13-të me Muhamet Hysenin për 1-0.
Prishtina kishte disa raste me Rilind Nimanin dhe Albin Krasniqin, por në të dyja rastet Ilir Avdyli ishte në vend.
Edhe në pjesën e dytë, Prishtina sulmonte më shumë, ndërsa Llapi çuditërisht u kthye prapa i tëri.
Një moment i dyshimtë ishte në mesin e pjesës së dytë, kur gjuajtjen e njëri lojtari të Prishtinës e ndali në zonë me dorë një mbrojtës i Llapit, por pasi u rishikua në VAR nuk u vendos për penallti.
Llapi siguroi fitoren në minutën e 81-të, kur Muhamet Hyseni arriti të shënojë për 2-0.
Llapi mbetet në hap me Ballkanin, ku aktualisht gjendet i dyti me 61 pikë, ndërsa lideri ka 63.