Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll, të enjten, do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve të Konferencë Ligës, kundër Buduçnostit, që e fituan sfidën e parë në Podgoricë me rezultat 2-0.
Për ndeshjen kthyese, në përkrahje të Llapit, pjesëmarrës në “Fadil Vokrri” do të jenë 21 tifo-grupe, prej tyre “Ballistët” e Tetovës dhe “Kuqezinjtë”e Shqipërisë.
Ballafaqimi ndërmjet tyre fillon nga ora 20:00 në tempullin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.