Llapi pëson nga klubi bullgar në miqësoren e fundit në Antalia

Llapi pëson nga klubi bullgar në miqësoren e fundit në Antalia

Klubi Futbollistik “Llapi” ka pësuar humbje në miqësoren e fundit të zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Llapjanët u mposhtën 2:1 nga klubi i madh bullgar, CSKA Sofia.

Golin e vetëm për “bardhekaltrit” nga Kosova e konkretizoi sulmuesi, Festim Alidema pas asistimit nga Kastriot Selmani.

Llapi pritet të rikthehet në Kosovë ditëve në vijim.

Fituesit e Kupës së Kosovës e nisin stinorin pranveror kundër Ferizajit në Kupën e Kosovës.

/Gazeta Enigma/

Related Articles