‘Loja me Spanjën s’do të jetë ndeshja e fundit e imja’ – Kroos beson fuqishëm te Gjermania

‘Loja me Spanjën s’do të jetë ndeshja e fundit e imja’ – Kroos beson fuqishëm te Gjermania

Tani pasi jemi në çerekfinale, apetitet e kombëtareve rriten pasi vetëm me tri fitore e fiton trofeun e Euro 2024 dhe këtë e di edhe Toni Kroos, i cili beson që ndeshja kundër Spanjës të premten në orën 18:00 nuk do të jetë e fundit në karrierën e tij.

Gjermania do të luajë përballë një rivali që sipas shumëkujt ka lënë përshtypjet më të mira në kampionat deri tani.

“Do ta përsëris edhe një herë, këtë verë i luaj ndeshjet e fundit në fushën e futbollit. Por besoj se fundi nuk do të ndodhë këtë të premte”.

“Si të gjithë në kombëtare, besoj në fitoren ndaj Spanjës, që është e fortë. Kemi një dëshirë të madhe deri në fund, drejt triumfit përfundimtar, pavarësisht se kush do të jetë në rrugën tonë”, deklaroi Kroos.

Mesfushori legjendar ka luajtur 113 ndeshje për kombëtaren gjermane në karrierën e tij dhe ka shënuar 17 gola.

Gjermania mposhti Danimarkën 2-0, ndërsa në grup ishte më e mirë se Skocia (5-1) dhe Hungaria (2-0), ndërsa luajti barazimi 1-1 ndaj Zvicrës.

Related Articles