Lojë e çmendur në Etihad, shënohen 9 gola

Lojë e çmendur në Etihad, shënohen 9 gola

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore të thellë ndaj Leicesterit me rezultat të përgjithshëm 6:3.

Serinë e golave e filloi De Brune që në minutën e 5’, ndërsa në pjesën e parë u shënuan gjithsej 4 gola, të gjithë nga vendësit.

Fillimisht Mahrez ngriti epërsinë në minutën 14’ në 2:0, ndërsa Gundogan në minutën 21’ dhe Sterling në atë të 25’ shënuan edhe dy gola tjerë, për të shkuar në pushim me rezultat 4:0.

Në pjesën e dytë mysafirët filluan mjaft mirë, duke shënuar fillimisht për 1:4 në minutën 55’ nga Meddisson, ndërsa 4 minuta më vonë Ademola Lookman shënoi sërish për mysafirët për të zbutuar akoma epërsinë vendëse në 2:4.

E për ta bërë lojën shumë më atraktive dhe tërheqëse u përkujdes Ihenachi i Leicester City-t në minutën 65 kur shënoi golin e tretë për skuadrën tij, duke ia rrezikuar seriozisht fitoren vendësve.

Mirëpo kjo ishte e tëra që Leicesteri arriti të bëjë pasi skuadra nikoqire arriti të shënoj dy herë me radhë pastaj, në minutat 69’ e 87’, përmes Laportes dhe Sterlingut, për epilogun përfundimtar, Manchester City 6:3 Leicester City./Gazeta Enigma/

Related Articles