Lojarët Olimpike kanë historikune tyre të gjatë, në antikën e lashtë greke. Ato në fillim mbaheshin në “Olimpin” Grek, mali ku besohet të ketë qëndruar Zerusi, Perëndia Supreme siç mendohej nga qytetërimi antik, në veprat e Homerit, Eskilit, Sofokliut, Euripidit, Aristofanit etj.
Fillimi i riorganizimit të Lojërave Olimpike moderne u frymëzua pikërisht nga Lojërat Olimpike Antike, nga shekulli VIII p. e. s. deri në shekullin e IV. të erës sonë. Baroni Pierre de Coubertin si themelues i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1894, njëkohësisht bëri edhe rifillimin e organizimit të lojërave të para moderne olimpike në Athinë, në vitin 1896. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është organi drejtues i Lëvizjes Olimpike, me Kartën Olimpike, që përcakton strukturën dhe autoritetin e saj.
Evolucioni i Lëvizjes Olimpike gjatë shekujve XX dhe XXI ka rezultuar në disa ndryshime në Lojërat Olimpike.
Disa nga këto rregulla përfshijnë themeimin e Lojërave Olimpike Dimërore për sportet e borës dhe akullit, Lojërat Paraolimpike për atletët me aftësi të kufizuara, Lojërat Olimpike Rinore për sportistët e moshës 14 deri në 18 vjeç, pesë lojërat kontinentale (Panamerikane, Afrikane, Aziatike, Evropiane, dhe Paqësorit), si dhe Lojërat Botërore për sporte që nuk kontestohen nga Lojërat Olimpike.
Lëvizja Olimpike përbëhet nga Federatat Ndërkombëtare Sportive (IFS), Komitete Olimpike Kombëtare (NOC), dhe komitete organizuese për çdo Lojë Olimpike specifike.
Si organ vendimmarrës, IOC është përgjegjës për zgjedhjen e qytetit pritës për secilin organizim përfshirë këtu edhe financimin e Lojërave sipas Kartës Olimpike.
Ekzistojnë disa rituale dhe simbole olimpike, të tilla si flamuri olimpik dhe pishtari, si dhe ceremonitë e hapjes dhe mbylljes . Mbi 14,000 atletë garuan në Lojërat Olimpike Verore 2016 dhe Olimpiadën Dimërore 2018, të kombinuara në 35 sporte të ndryshme dhe mbi 400 ngjarje sportive.
Përfundimtarët e vendit të parë, të dytë dhe të tretë në çdo ngjarje marrin medalje olimpike: përkatësisht medalje ari, argjendi dhe bronzi.
Lojërat janë rritur aq shumë sa që tani përfaqësohet pothuajse çdo komb. Kjo rritje ka krijuar sfida dhe polemika të shumta, duke përfshirë bojkotin, dopingun, ryshfetin dhe një sulm terrorist në vitin 1972.
Çdo dy vjet Olimpiada dhe ekspozimi i saj në media u japin mundësi atletëve të arrijnë famë kombëtare dhe nganjëherë ndërkombëtare. Lojërat gjithashtu përbëjnë një mundësi që qyteti nikoqir dhe vendi të shfaqen para botës.
Në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” që mbahet në vitin 2021 për shkak të pamundësisë nga Pandemia te mbahen sipas kalendarit ne vitin 2020. Kosova si shtet i ri, merr pjesë me gjithsej 11 sportitë në disa disiplina. Por spikatë xhudo si sporti më i avancuar, me 6 sportistë – xhudistë, kurse 5 sportise të tjerë janë nga sporte të ndryshme, not, boks, shenjëtari, atletikë etj.
Tokyo 2020 është Olimpiada e dytë në të cilën Kosova merr pjesë, pas asaj të vitit 2016 në Rio de Janeiro të Brazilit, ku debutoi duke fituar madje një medalje të artë, nga xhudistja Majlinda Kelmendi.