Lojës CS:GO ia bëjnë sefte sot edhe vajzat në Kosovë

Lojës CS:GO ia bëjnë sefte sot edhe vajzat në Kosovë

Bad News Eagles u bënë sensacion në dy vjetët e fundit me sukseset e tyre të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.

E tash, garës CS:GO u janë shtuar edhe vajzat.

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar se sot do të mbahet gara e parë e lojës virtuale në konkurrencën e femrave, për herë të parë në vendin tonë.

Ajo ka kërkuar nga të gjitha që të shkojnë në Pallatin e Rinisë për t’i mbështetur vajzat, ndërsa fitueset do të shpërblehen. 

Related Articles