Ferdinand paralajmëron Manchester Cityn: “Real Madridi është ekipi i madh në Champions League”

Ferdinand paralajmëron Manchester Cityn: “Real Madridi është ekipi i madh në Champions League”

Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Manchester United, foli për BT Sport për Manchester Cityn pas fitores 4-1 kundër Arsenalit.

Ai paralajmëroi se ndeshja ndaj Real Madridit do të jetë e vështirë për ekipin e Real Madridit, pasi spanjollët janë të rrezikshëm në Ligën e Kampionëve.

“City mund të fitojë çdo ndeshje, por në Ligën e Kampionëve skuadra fantastike është Real Madridi. Pavarësisht se si Blancos arrijnë në atë ndeshje, ne e dimë historinë që ata kanë në atë kompeticion dhe ata mund të bëjnë një paraqitje të shkëlqyer nga asgjëja. Ata kanë lojtarë të klasit botëror dhe përvojë për t’u përballur me Cityn”, tha Ferdinand.

Kujtojmë se City mund të fitojë tripletën këtë edicion me Pep Guardiolan në krye.

Related Articles