Lojtarë dardanë festojnë me tortë ditëlindjen e yllit Edon Zhegrova

Lojtarë dardanë festojnë me tortë ditëlindjen e yllit Edon Zhegrova

Lojtarët dardanë, bashkë me Federatën e Futbollit të Kosoës, ia kanë uruar ditëlindjen yllit kosovar, Edon Zhegrova, i cili sot mbushë 28 vite.

“Plani ishte ta prisnim tortën në drekë… por e lamë për “desert” pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë!”, u tha në postimin e FFK-së, teksa sonte Kosova përballet me Turqinë, në finalen për kualifikim në Botërorin 2026.

“Po a paramendojmë se e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!”, u tha tutje në postimin e FFK-së.

Related Articles