Lojtarët e Prishtinës pa rroga qe dy muaj: Flet Zekrija Ramadan

Lojtarët e Prishtinës pa rroga qe dy muaj: Flet Zekrija Ramadan

Trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani në një konferencë për media ka folur në lidhje me lajmet se lojtarët e Prishtinës kanë bojkotuar stërvitjet pasi i janë vonuar pagat për 2 muaj.

Ramadani u shprehë se duke e parë krizën që e ka kapluar gjithë botën si pasojë e pandemisë është normale të vonohen pagat.

“Jo, nuk ekziston asnjë bojkot nga futbollistët, për herë të parë po e dëgjoj, por nëse e quajmë mungesë rroge dy muaj, është e tepërt të flitet dhe unë e konsideroj normale për çdo klub, sidomos tani që boten e ka kapluar kjo krize e madhe financiare pas pandemisë”, u shprehë ai.

Tutje, ai foli për ekipin e Ferencvarosit të cilët tha se i vlerëson lart.

“E dimë që e kemi mision mjaft të vështirë. Përballë kemi skuadër të fortë. Jemi të motivuar të përsërisim të njëjtën ndeshje si të parën në Budapest. Edhe nëse eliminohemi, duam të krijojmë eksperiencë. Por, nëse arrijmë të fitojmë ndeshjen, edhe nëse nuk kualifikohemi, do të isha shume i gëzuar. Por, e potencoj që e kemi mision mjaft të vështirë. Do të mundohemi të japim maksimumin me gjithë respektin e madh që kemi ndaj kundërshtarit që po bënë pune aq te madhe si klub i madh që janë”.

“Kemi pasur një javë në dispozicion, kemi bërë analizën e kundërshtarit. Do të hyjmë me motivin më të lartë të mundshëm. Mungesat janë evidente, si Dellova dhe Abazi, por gjithsesi kemi futbollistë qe do t’i zëvendësojnë denjësisht ata”.

“Rivalin e nesërm e kemi parë nga ndeshja e kaluar dhe e kemi kuptuar që kemi të bëjmë me ekip me mjaft eksperiencë, edhe pse kishim rezultat pozitiv deri në minutën e 70-të, ata në asnjë moment nuk u dorëzuan dhe nuk dolën nga disiplina taktike dhe kjo konsideroj se është arma kryesore e tyre”, u shprehë Ramadani.

Ndeshja e parë ka përfunduar 3:0 në të mirë të Ferencvarosit.

Related Articles