Lojtari i Kombëtares së Kosovës dhuron 16 mijë euro për bamirësi

Lojtari i Kombëtares së Kosovës dhuron 16 mijë euro për bamirësi

Një futbollist i Kombëtares së Kosovës ka kontribuar me një donacion prej 16 mijë eurosh për qëllime bamirësie, duke vendosur të ruajë anonimitetin e tij.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Sefer Demiri, drejtues i shoqatës humanitare “Zarfi i Mërgimtarit”.

Ai ka sqaruar se ky donacion do të përdoret për mbështetje të familjeve në nevojë, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme humanitare të kësaj shoqate.

Related Articles