Lojtari nga Uganda fiton një jogurt dhe një copë bukë pasi zgjedhet lojtari i ndeshjes

Lojtari nga Uganda fiton një jogurt dhe një copë bukë pasi zgjedhet lojtari i ndeshjes

Fotoja e një shpërblimi të pazakontë që mori një futbollist nga Uganda pasi u votua lojtari i ndeshjes është bërë viral në rrjetet sociale.

Lojtarit iu dha një copë bukë dhe një shishe kos si shpërblim pas një ndeshjeje të Ligës së Ugandës.

Mjaft qesharake, buka ishte e shënuar me shkrimin “Njeriu i ndeshjes” dhe një logo e ligës.

Në foto, futbollisti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, shihet duke pozuar me çmimin e tij, teksa kishte gjysmë buzëqeshje.

Related Articles