Aktualisht po luhet derbi i madh turk mes Fenerbahces dhe Besiktasit në kuadër të Superligës së Turqisë.
Në pjesën e parë, skuadra e Fenerbahces ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1-0, me golin e Enner Valencias nga penalltia pas 42 minutave lojë.
Megjithatë kishte komente të mëdha për atë penallti të fituar nga Umut Meler, futbollisti i Fenerbahces.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale duket se futbollisti i Fenerbahces nuk u pengua nga kundërshtari, por kjo nuk e ndaloi gjyqtarin e VAR’in për të akorduar goditje nga 11 metra distancë.
Më poshtë keni pamjet e publikuara nga Besiktas: