“Londra është e kaltër”, Chelsea e fiton bindshëm derbin me Tottenhamin!

“Londra është e kaltër”, Chelsea e fiton bindshëm derbin me Tottenhamin!

Chelsea ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Tottenham. “Blutë” e Londërs arritën të mposhtin rivalin lokal me rezultat bindës 0 – 3.

Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë, ngase pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve.

Thiago Silva zhbllokoi rezultatin pas një harkimi të Alonsos (49′).

Ndërsa, pas tetë minutave, N’Golo Kante gjuajti nga distanca dhe pas një devijimi, topi përfundoi në gol (57′).

Chelsea ia doli të shënoi sërish, krejt në fund të takimit përmes mbrojtësit Antonio Rudiger, që u asistua nga Timo Werner (90+2).

Chelsea me këtë fitore merr kreun me 13 pikë, derisa Tottenham zë vendin e shtatë me nëntë pikë.

Related Articles