Lotët e tyre ujë ujë! Ata që kërcënuan e shantazhuan tani derdhin ‘lot krokodili’

Lotët e tyre ujë ujë! Ata që kërcënuan e shantazhuan tani derdhin ‘lot krokodili’

Ata të cilët vjellën vrerë për FFK-në dhe udhëheqjen e saj për interesa personale, që shan, kërcënuan e shantazhuan klube, zyrtarë e të gjithë opinionin vetëm pse më nuk ishin pjesë e federatës, madje duke shkuar aq larg me shpifjet e deklaratat e tyre në prokurori e polici, këto ditë po bëhen sikur po ju vjen keq që FFK nuk është licencuar ende dhe që nuk është në gjendje të mirë.

Të njëjtit nuk lanë asnjë njeri që e kanë njohur, duke ju vardisur e duke i lutur edhe nëpër dyer të shtëpive të tyre që t’i ndihmojnë për ta kapur FFK-në, teksa sot në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur në opinion “Kamishi”, me “lot krokodili” vajtonte klubet që i kanë humbur parat për shkak të zvarritjes së procesit të licencimit dhe akuzonte ministrin Çeku si fajtor për mos licencim!

“Doemos mbështes procesin e licencimit, mirëpo me këtë proces të licencimit klubeve të futbollit u janë humbur 3.2 milionë euro në vitin 2022, për shkak të një vendimi të ministrit në fund të vitit të kaluar për ndërprerjen e dhënies së vërtetimeve për sponsorizim derisa procesi i licencimit është në vazhdim e sipër. Dhe kjo i ka shkaktuar dëme të mëdha futbollit kosovar, duke ua pamundësuar klubeve që të marrin vërtetime për sponsorizim edhe pse kishin kontrata valide. Ky është një vendim i gabuar i ministrit Çeku”, tha ndër tjera sot deputeti Haxhiu, i cili fajësoi ministrin Çeku edhe për ndërprerjen e projekteve të Stadiumit Nacional dhe stadiumin “Adem Jashari”.

Por, pikërisht i njëjti deputet në opinion vlerësohet si ‘kryekuzhinieri’ i ‘gjellave’ të shpifura të grupeve të interesit që për synim kanë kapjen dhe zhvatjen e FFK-së.

E kur jemi te grupet e interesit, lirisht mund të themi se pafytyrësia e tyre s’ka fund. Ku mendojnë të shkojnë këta njerëz me këto shantazhe. Vallë mendojnë se klubet i harrojnë të gjitha këto. Ata që nuk dhanë asgjë për futbollin por vetëm përfituan, tani kur ju ka ndërprerë ‘furnizimi’ nga FFK, ende po mendojnë që mund t’i mashtrojnë klubet?!!! A thua besojnë që këto të ‘bëma’ të tyre i harrojnë klubet dhe njerëzit e futbollit. Jo, ore jo. Kot e kini ju dhe ata që kanë pamfleta, ku shkruajnë çdo ditë gjëra të njëjta, por edhe ata që po mundohen që ta përdorin shtetin. Harrojeni që mund ta destabilizoni futbollin përkundër këtyre paturpësive që po i bëni, e po ashtu harrojeni që do të mund të ktheheni për të udhëhequr me federatën sepse futbolli askujt nuk ia harron çfarë ka bërë dhe çfarë ka thënë për futbollin.
Futbolli të tillët i ka përjashtuar, nuk i duron!

Related Articles