“Lufta bërthamore nuk është më e paimagjinueshme dhe armët atomike mund të përdoren, ndërsa agresioni rus në Ukrainë vijon ende”.
Ky paralajmërim është dhënë këtë të martë nga ish-shefi i Forcave Ajrore Britanike, Edward Stringer, shkruan a2cnn, përcjell Gazeta Enigma.
“Lufta bërthamore nuk është më e paimagjinueshme. Jemi disa hapa larg nga konfrontimi i mundshëm me armë bërthamore, që do të ishte një situatë shumë e frikshme për këdo që është i arsyeshëm”, tha ai.
Më 27 shkurt, Putin vendosi në gatishmëri të lartë mbrojtjen bërthamore, duke ngjallur frikë në të gjithë botën. Ndërkohë, ofensiva e tij në Ukrainë, të paktën sipas ekspertëve, nuk është duke shkuar sipas parashikimeve dhe tashmë e ardhmja është e paqartë sesi lideri rus do të dalë nga ky konflikt i përgjakshëm.