Man United – Atletico Madrid, mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat

Man United – Atletico Madrid, mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes së kthimit ndërmjet Manchester Unitedit dhe Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Atletico Madrid po avancon pas pjesës së parë në “Old Trafford” duke udhëhequr me rezultat 0-1 ndaj “Djajve të Kuq”.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll siguroi epërsinë katër minuta pa përfunduar koha e rregullt kur realizoi me kokë, Lodi.

Ky i fundit e shfrytëzoi një top nga krahu i djathë i francezit, Griezmann.

Në bazë të statistikave, Man United ishte skuadër më kërkuese, por ishte e pamjaftueshme.

Kujtojmë se ndeshja e parë në Spanjë dy skuadrat barazuan, ndërsa nëse takimi mbyllet me këtë rezultat Atletico kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 

Related Articles