Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka shkruar sot lidhur me luftën e Serbisë, në koordinim me Rusinë që po i bëjnë Kosovës me “fake news”.
Manxhuka në një postim në Facebook duke folur për rastin e plagosjes së mbrëmshme në Shtërpcë thekson se me profile të rreme e me emra shqiptarë lëvdojnë sulmin e djeshëm ndaj dy qytetarëve të komunitetit serb duke tentuar të krijojnë kinse atmosferën anti-serbe në Kosovë.
“Kjo është lufta me’ fake news’ që Serbia në koordinim me Rusinë po bëjnë ndaj Kosovës.
Me profile fake me emra shqiptarë lëvdojnë sulmin e djeshëm ndaj dy qytetarëve të komunitetit serb duke tentuar të krijojnë kinse atmosferën anti-serbe në Kosovë.
Por, mbrëmë në kohë reale, institucionet jo vetëm që kanë bërë reagime por edhe personi është tashmë duke u trajtuar nga drejtësia.
Fake news nuk kalon!”, shkruan Manxhuka.