Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se lufta në Ukrainë do të përfundojë kur Rusia do të vendos t’i jap fund.
“Lufta nuk do të mbarojë me takim, lufta do të mbarojë kur Federata Rusë vendos ta përfundojë, kjo mund të jetë pas një armëpushimi, apo edhe ndoshta pas një marrëveshje serioze. Ne të gjithë mund të kemi takime por këto nuk janë se do ta përfundojnë luftën”, ka thënë Guterres.
Të martën, Guterres udhëtoi për në Moskë për një takim me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar “propozimet për ndihmë humanitare dhe evakuimin e civilëve” nga zonat e konfliktit, përkatësisht nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, sipas një njoftimi të OKB-së.
Si rezultat, Putin ra dakord “në parim” për të lejuar OKB-në dhe Komitetin Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq që të ndihmonin në evakuimin e qytetarëve nga Azovstal në Mariupol, shkruan CNN. / Gazeta Enigma.