Lufta Ukrainë – Rusi, reagon i shqetësuar lojtari ukrainas i Cityt

Lufta Ukrainë – Rusi, reagon i shqetësuar lojtari ukrainas i Cityt

Mbrojtësi ukrainas i Manchester City, Oleksandër Zinchenco është shprehur i shqetësuar për gjendjen aktuale të marrëdhënieve Ukrainë-Rusi.

25-vjeçari ka shkruar se e gjithë bota e qytetëruar është e shqetësuar për situatën në vendin të tij dhe se ai shtet i përket ukrainasve dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta përvetësojë atë.

Reagimi i plotë i Zinchencos:

E gjithë bota e qytetëruar është e shqetësuar për situatën në vendin tim. Nuk mund të qëndroj larg dhe të përpiqem të përcjell mendimin tim. Në foto – vendi im. Vendi ku linda dhe u rrita. Një vend ngjyrat e të cilit i mbroj në arenën sportive ndërkombëtare. Një vend që ne përpiqemi ta lavdërojmë dhe ta zhvillojmë. Një vend ku kufijtë e të cilit duhet të mbeten të pacenueshëm. Vendi im i përket ukrainasve dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta përvetësojë atë. Ne nuk do të dorëzohemi! Lavdi Ukrainës .

/Gazeta Enigma/

Related Articles