Qeveria ndan mbi 13 milionë euro për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

Qeveria ndan mbi 13 milionë euro për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

Pakos së Ringjalljes Ekonomike të korrikut të vitit të kaluar qeveria i ka ndarë 10 milionë euro të tjera si shtesë për rezervat shtetërore dhe 3.5 milionë të tjera për 5 masa nga kjo pako.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka sjellë propozim-vendimin për ta shtuar një masë të re në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht propozimin për ndarjen e 10 milionë eurove për zbatimin e masës 3.8, rritja e rezervave shtetërore”, tha kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati potencoi se ky vendim vjen pas situatës në tregjet globale dhe luhatjes së çmimeve.

“Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë tashmë është programi për rezerva shtetërore, mirëpo marr parasysh ndyshimin e situatës dhe gjendjen në tregjet globale dhe çmimeve, luhatjes së tyre, e kemi pa të nevojshme që në kuadër të Ringjalljes Ekonomike ta shtojmë edhe masën 3.8 që ka të bëjë me rritjen e rezervave shtetërore, e për këtë pastaj do ta kemi edhe pikën e ndarjes së shumës, pra 10 milionë euro shtesë”, tha Murati.

Këto mjete dedikohen për mbështetjen e rikthimit në punë të atyre që e kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, mbështetjen për të punësuarit e formalizuar, mbështetjen e punësimit të grave dhe mbështetjen e familjeve që e kanë humbur kryefamiljarin. /Gazeta Enigma/.

Related Articles