Lugati rikthehet në muzikë, publikon këngën “Wow”

Lugati rikthehet në muzikë, publikon këngën “Wow”

Siç edhe e kishte paralajmëruar disa ditë më parë, ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, këngëtari Gjon Karrica ka publikuar video projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Wow”.

Karrica, tanimë i njohur më tepër si Lugati falë eksperiencës së tij në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, i ka bashkëngjitur këngës një video klip unik duke iu përshtatur karakterit të tij kontrovers.

Për më shumë detaje, ndiqeni këngën më të re të Lugatit në linkun e mëposhtëm.

Përndryshe, Lugati është larguar nga formati televiziv Big Brother VIP Kosova për shkak të problemeve shëndetësore.

VIDEO:

Related Articles