Osmani kujton masakrën e 3-4 shkurtit të vitit 2000 ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës

Osmani kujton masakrën e 3-4 shkurtit të vitit 2000 ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar tmerrin 23-vjetorit e dy ditëve 3 dhe 4 shkurt në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas Osmanit, në 23-vjetorin e ditëve të tmerrit në këtë pjesë, thirrja për drejtësi është nderim për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit.

“Dhjetë qytetarë shqiptarë të vrarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq nga banda të armatosura serbe, 25 të plagosur ndërmjet 3-4 shkurtit të vitit 2000, sikurse edhe 1664 familje të dëbuara me gati 12 mijë anëtarë nga pjesa veriore e Mitrovicës, mishërojnë kujtesën dhe nevojën për drejtësi”.

“Në 23-vjetorin e ditëve të tmerrit në këtë pjesë, thirrja për drejtësi është nderim për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit”, u shpreh Osmani.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për viktimat e drejtësia synim i vazhdueshëm deri në vënien e autorëve para përgjegjësisë”, përfundoi presidentja./GazetaEnigma/

Related Articles