Luiz Ejlli publikon këngën e re, një tjetër “premtim” dashurie ndaj Kiarës?

Luiz Ejlli publikon këngën e re, një tjetër “premtim” dashurie ndaj Kiarës?

Fituesi i “BBVIP” dhe praktikisht njeriu më i “famshëm” në Shqipëri muajt e fundit, Luiz Ejlli, surprizoi të gjitha fansat e tij ditën e sotme, teksa bëri me dije se do të publikonte këngën e re, “Përjetësisht”.

Në fakt, më shumë se njëherë këngëtari na ka paralajmëruar përmes postimeve në rrjetet sociale se është duke punuar për projekte të reja, megjithatë mendohej se do të sillte bashkëpunimin e radhës me producentin Elgit Doda, ndërkohë që këtë herë, i ka besuar Celik Lipës dhe Bardhit, për të sjellë sërish një dedikim dashurie.

Kënga duket sikur është “premtimi” i radhës për gjysmën e tij, që nga titulli “Përjetësisht”, që është pikërisht për dashurinë e përjetshme, por edhe pjesa tjetër e tekstit.

Po ashtu, Luizi flet edhe për vështirësitë që ka kaluar e që cdo gjë që ka bërë deri më tani, e ka drejtuar pikërisht në krahët e asaj që do tani, e që sigurisht nuk mund të jetë tjetër vecse Kiara Tito. Do thonim partnerja e tij, por harrojmë që në fakt është gruaja e tij, edhe pse ka ende dyshime për këtë gjë. 

Gjithsesi, Luizi ka zgjedhur sërish të tregojë anën romantike të tij dhe t’i sigurojë të gjithë se dashuria për Kiarën vazhdon dhe do të vazhdojë, pavarësisht gjithckaje, të paktën kështu duket dhe me shumë gjasë, moderatorja është vajza më e lumtur në botë tani.

Jo për gjë, po do të ketë më shumë dedikime nëpër koncerte tashmë. 

Megjithatë, kjo mund të jetë edhe thjeshtë një “dhuratë” e Luizit për të gjithë të dashuruarit, gjithsesi ne duam të besojmë që “Përjetësisht” i dedikohet Kiarës dhe nuk lejojmë të na i thyeni ëndrrat. 

Related Articles