Flet portieri i Lirisë: Synojmë Evropën (VIDEO)

Flet portieri i Lirisë: Synojmë Evropën (VIDEO)

Drilon Hodaj, portieri i Lirisë i cili ishte heroi i ndeshjes së barazhit ndaj Ferizajt, ka thënë se për të është ëndërr e realizuar.

Hodaj, theksoi se tani pret nga Liria që në sezonin e ardhshëm të jetë në mesin e skuadrave që synon Evropën.

“Janë emocione të papërshkrueshme, për mua është një ëndërr e realizuar që kom qenë faktor që Liria është në Superligë, kemi stërvitë gjatë gjithë kohës, fati deshi që përmes barazhit. Liria është ekipi i vetëm që mundet me hy në Superligë me anë të barazhit dhe ashtu ndodhi”, ka theksuar Hodaj, njofton ‘Klankosova.tv’.

“Liria është klub i zemrës teme, që në moshën shtatëvjeçare kur kam filluar, është një ëndërr e realizuar komplet, ia kem pasë borxh Prizrenit”.

“Realisht Liria në Superligë e Ligën e Parë, gjithmonë ka objektiva madhor, ka ambicie për më tepër, shpresoj se do të jemi në mesin e skuadrave që synojnë Evropën”, ka shtuar tutje ai.

Related Articles