Luizi do të futet në shtëpinë e “BBVA”, datën na e zbuloi vetë ai

Luizi do të futet në shtëpinë e “BBVA”, datën na e zbuloi vetë ai

Ndonëse mendohej që “epoka” e tij e famës të përfundonte pas çmimit si fitues i edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli vazhdon të jetë një fenomen në rrjet dhe i pëlqyer po njëlloj nga publiku.

Madje edhe këtë sezon emri i tij është përfolur shumë nga banorët të cilët duket se janë në “konkurrencë” për të ndjekur strategjinë e tij të lojës.

E meqenëse këngëtari po përflitet gjithandej, surpriza të cilën e zbulon vetë ai është, rikthimi në shtëpinë më të famshme.

Lajmin e ka bërë me dije këngëtari në Korçë, në një nga koncertet që ka mbajtur.

Ejlli ka shtruar një pyetje kundrejt publikut, duke lënë të kuptohet që do të rifutet në BBVIP Albania.

“Më datë 16 mars, i bie e shtunë, gjejeni se kush ka me hy aty?”, tha Luizi.

Related Articles