Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, ka sugjeruar një takim me presidentin e SHBA-së si dhe atë të Rusisë, për të diskutuar “të gjitha problemet”.
Sipas medieve të huaja, përcjell Gazeta Enigma, duke folur para ligjvënësve në parlament të mërkurën, Lukashenko, presidenti i SHBA-së, Joe Biden si dhe presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të udhëtojnë në Bjellorusi për “një diskutim të ndershëm”.
“Ata duhet të vijnë tek ne”, tha ai, duke iu referuar Biden dhe Putin.
“Unë do t’i takoj ata të dy siç duhet. Ne do të ulemi dhe do të diskutojmë të gjitha problemet”, potencoi ai.
Komentet e Lukashenkos vijnë në mes të reagimeve ndërkombëtare, pasi një fluturim ajror Ryanair u detyrua të devijohej për në Minsk, duke çuar në arrestimin e gazetarit Raman Pratasevich.
Autoritetet deklaruan se aeroplani u devijua për shkak të një alarmi sigurie, por të tjerët besojnë se ishte një mashtrim për të arrestuar gazetarin Pratasevich./Gazeta Enigma/