Lukashenko – Macronit: Nëse SHBA-të ofrojnë armë bërthamore, do të bëjmë edhe ne

Lukashenko – Macronit: Nëse SHBA-të ofrojnë armë bërthamore, do të bëjmë edhe ne

Bjellorusia do t’i drejtohet Rusisë me një kërkesë për të kthyer armët e saj bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara vendosin armë bërthamore në Poloni ose Lituani, tha sot presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko.

Lukashenko e përmendi këtë mundësi gjatë një bisede telefonike me homologun e tij francez Emanuel Macron, raportoi TASS.

“Nëse Shtetet e Bashkuara ose Franca do të lëvizin armët bërthamore në Poloni ose Lituani, domethënë në kufijtë tanë, unë do t’i bëj thirrje kolegut tim rus Vladimir Putin që t’i kthejë armët që dikur i kam dorëzuar pa kushte”, tha Lukashenko. / Gazeta Enigma.

Related Articles