Është duke vazhduar numërimi i votave për kandidatët në zgjedhjet Parlamentare, në Shqipëri.
Partia Demokratike ka fituar 15 mandate deputeti, në Qarkun e Tiranës.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, deri më tani më i votuari del të jetë kryetari Lulzim Basha me 3202 vota i pasuar nga kryetari i forumit Belind Këlliçi me 2861 vota.
Pasojnë me vota Agron Shehaj e Grida Duma. Ndërsa, aleati nga partia e çamëve, Shpëtim Idrizi, renditet i pesti, derisa në Kuvend do të jetë përsëri edhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha i cili momentalisht renditet i 7 me 1293 vota.
Në pozicion të mirë për t’u futur në Kuvend nga lista e PD-së janë edhe Fatmir Mejdiu i republikanëve dhe aleati tjetër, Dashamir Shehi.