Vullneti i popullit është në kutitë e votimit, ka thënë vec tjerash kreu i PD-se, në konferencë, pas mbylljes së kutive te votimit. Ai nuk ka komentuar rezultatet, por është shprehur optimist në fitoren e PD-së.
Në deklaratën e tij për media pas përmbylljes së procesit të votimit dhe mbylljes së vendvotimeve, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka thënë se mbi të gjitha është e rëndësishme dalja masive në zgjedhje, dhe se sipas tij, më se e rëndësishme është që populliI i Shqipërisë fiton.
“Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Unë kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë procesme përgjegjësi , me durim, dhe sipas ligjit. Dhe sic kam thënë, në fillim të fushatës, në fund të këtij procesiShqipëria fiton”, theksoi Basha.
Ndryshe, zgjedhjet në Shqipëri deri në këtë periudhë vlerësohen të sukseshme, dhe se u janë përgjigjur një numër më i madh votuesish shprehur në përqindje, krahasuare me të gjiltah zgjehdjet e organizuara paraprake, përfshirë edhe ato të kaluara të cilat opoita i bojkotoi.