Lushtaku: Bekim Jashari është në panikë nga humbja e thellë

Lushtaku: Bekim Jashari është në panikë nga humbja e thellë

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar në drejtim të kandidatit për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari.

Sipas Lushtakut, Jashari është në panikë dhe se po bënë shpifje të ulëta.

Iniciativa e Bekim Jasharit “Ideal” ka akuzuar deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun dhe J.G dhe militantë të PDK-së për presion ndaj votuesve para qendrave të votimit.

Pas kësaj ka reaguar Lushtaku, i cili tha se të gjithë në Skenderaj e njohin dhe e dinë shumë mirë se nuk i përkon karakterit të tij kërcënimi apo presioni, madje sipas tij këto informacione që po merren në terren janë nga Bekim Jashari dhe ekipa e tij që është në panik nga humbja e thellë.

Ai tutje theksoi se pasi që ka dëgjuar për rastin e sulmit ndaj një qytetari në Kllodernicë, menjëherë ka lajmëruar policinë.

Lushtaku poashtu bëri thirrje që të mos bëhet panikë dhe që me dinjitet të votohet për ata që u unifikojnë.

Postimi i plotë:

Bekim Jashari në Panikë!

Qytetarë të nderuar,

Duke parë shpifjet e ulëta të Bekim Jasharit, detyrohem t’i përgjigjem!

Të gjithë në Skënderaj më njohin dhe e dinë shumë mirë se mua nuk më përkon me karakterin tim, kërcënimi apo presioni.

Por, po shihet se sipas të gjitha informatave që kemi në terren, Bekimi dhe ekipa e tij është në panikë nga humbja e thellë. Pasi që unë dëgjova për rastin e sulmit ndaj një qytetari në Kllodernicë, menjëherë e lajmërova policinë.

Më lajmëruan se janë të informuar për rastin dhe se janë nisur për në vend të ngjarjes. Unë mbërrita para patrollës së policisë, ku të njejtit persona që kishin sulmuar qytetetarin që nuk është bindur të votojë Vetëvendosjen për asamble dhe Bekimin për kryetar, erdhën dhe ngritën zërin para meje.

Unë ju tregova se askush nuk mund të detyroj dikë për të votuar X kandidatin, sepse lufta është bërë që qytetarët të vendosin për të drejtën e tyre pa presion. Fatbardhësisht me ardhjen e patrollës së policisë, pasi i përshëndeta dhe i falënderova për ardhjen, kërkova nga ta që të qëndrojnë afër kësaj qendre të votimit për të mbajtur rend dhe ligj!

Pa panikë!

Related Articles