Lyoni prezanton Xherdan Shaqirin

Lyoni prezanton Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri është prezantuar me fanellën e Lyonit, skuadër me të cilën ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Shaqiri të hënën ka kryer me suksese testet mjekësore, ndërsa është transferuar për 6 milionë euro plus 5 milionë bonuse.

Shaqiri te Lyoni është transferuar nga skuadra e Liverpoolit. 29-vjeçari me origjinë nga Kosova ka luajtur 96 ndeshje për ekipin përfaqësues të Zvicrës, shtet me të cilin mori pjesë ne tri Kupa të Botës dhe dy Kampionate Evropiane.

Ai është golashënuesi më i mirë i Zvicrës, ndërsa ka fituar dy Liga të Kampionëve me Bayern Muenchenin dhe Liverpoolin. Ka shtatë tituj të kampionit, Baselin, Bayernin dhe Liverpoolin, dy Superkupa dhe Kupa të Botës në nivel klubesh.

Related Articles