Macron nesër pret në takim liderët evropian, flasin për Ukrainën

Macron nesër pret në takim liderët evropian, flasin për Ukrainën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të mbajë një takim me liderët evropianë të hënën për të diskutuar situatën në Ukrainë.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.

Ai shton se samiti nuk duhet të “dramatizohet”, duke thënë se këto lloj takimesh ndodhin rregullisht, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Gazeta Enigma.

Takimi do të përfshijë liderë nga Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Polonia, Italia, Spanja dhe Danimarka, të cilat do të përfaqësojnë vendet baltike dhe skandinave. /Gazeta Enigma

Related Articles