Liderët botërorë kanë zgjedhur qasje të ndryshme se sa ashpër do ta dënojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Në fillim të kësaj jave, presidenti i ShBA-së, Joe Biden, i përshkroi veprimet e Rusisë si “gjenocid” – derisa edhe më vonë qëndroi prapa komenteve të tij.
Por, presidenti francez, Emmanuel Macron, refuzoi të përdorte të njëjtën fjalë, duke thënë se rusët dhe ukrainasit janë “vëllezër”.
Duke shpjeguar më tej qëndrimin e tij, ai tha se përdorimi i fjalës “gjenocid” do të përbënte një përshkallëzim verbal dhe do të ndërlikonte përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.
“Fjalët kanë një kuptim dhe duhet të jemi të kujdesshëm, sepse roli im është të ndihmoj për të sjellë paqen ose të paktën të ndalojë këtë luftë”, tha ai në një intervistë për radion “France Bleu”.
Fjala “gjenocid” ka një përkufizim të rreptë ligjor dhe është shumë i vështirë të provohet në gjykatat ndërkombëtare.