Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar të mërkurën drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, pasi dyshohet për korrupsion.
Për këtë arrestim ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ngjarja e sotme sipas saj është maja e ajsbergut dhe paraqet një skemë piramidale të mafisë energjetike.
Ajo po ashtu përmendi ambasadorin kosovar në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është i implikuar në një skandal të madh financiar.
“Kjo që pamë sot me Drejtorin e KEK-ut njëherësh zyrtar i lartë I VV-së është vetëm maja e icebergut e një skeme piramidale të mafisë energjetike. Binomi Martin – Nagip janë fytyra përfaqësuese e kësaj qeverie”, shkroi ajo në Facebook.