Hoti pas arrestimit të Nagip Krasniqit: Thonin e kemi ndalur gjakderdhjen financiare – paska rrjedhur shumë

Hoti pas arrestimit të Nagip Krasniqit: Thonin e kemi ndalur gjakderdhjen financiare – paska rrjedhur shumë

Prokuroria Speciale ka arrestuar drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës, konflikt interesi dhe ushtrim ndikimi. Ai tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, teksa reagimet për arrestimin e tij kanë nisur.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar e kujtuar një fjali që pushteti thoshte dikur “E kemi ndalur gjakderdhjen financiare”.

“Thonin: “E kemi ndalur gjakderdhjen financiare në ndërmarrjet publike.” Duket se KEK-u paska rrjedhur shumë. Nga Trusti Pensional, gjakderdhja financiare po vazhdon tash e tre muaj. Mashtruesit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Pas arrestimit të Krasniqit, u bë e ditur se njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka bastisur zyrën e të Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftim.

Related Articles