Makina përplas një 12-vjeçare në Himarë

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Himarë. Sipas policisë një automjet tip “Benz” ka aksidentuar një 12 vjeçare, e cila është transportuar në spitalin e Himarës, për ndihmë të specializuar mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./lapsi.al

Related Articles