Mal i Zi, dështon tentativa e tretë për ta anuluar njohjen e Kosovës

Mal i Zi, dështon tentativa e tretë për ta anuluar njohjen e Kosovës

Tentativa e tretë për ta miratuar deklaratën për anulimin e vendimit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës ka dështuar.

Sikurse herën e kaluar parashtruesit e iniciativës, këshilltarët e koalicionit “Për të Ardhmen e Zetas” në Mal të Zi nuk janë paraqitur, raporton Gradski.me.

Seancën e kanë ndjekur vetëm këshilltarët e Malit të Zi Demokratik.

Kryetari I Kuvendit Komunal të Zetas, Luka Kërstoviq, në nisje të seancën ka njoftuar se nuk ka kuorum, kështu që ai e ka shtyrë seancën për 27 korrik në orën 12:00.

Related Articles