Malajzia dërgon aeroplanë luftarakë pasi Kina futi 16 aeroplanë në hapësirën e saj

Malajzia dërgon aeroplanë luftarakë pasi Kina futi 16 aeroplanë në hapësirën e saj

Malajzia aktivizoi aeroplanë luftarakë për t’iu përgjigjur hyrjes masive të aeroplanëve kineze në hapësirën ajrore malajziane. Autoritetet e Malajzisë thanë se ky ishte kërcënim serioz për sovranitetin dhe sigurinë e fluturimeve, raporton Gazeta Enigma.

Sipas Forcave Ajrore të Malajzisë, incidenti ndodhi të hënën, kur radarët e saj vërejtën një grup të aeroplanëve kinezë afër Luconia Shoals, rajon i pasur me peshq në Detin Jugor të Kinës, ku shtetet kanë mosmarrëveshje kufitare.

Malajzia tha se përpjekjet për të vendosur kontakt me aeroplanët kinezë dështuan, prandaj forcat ajrore dërguan aeroplanë luftarakë për identifikimin e tyre. Autoritetet thanë se aeroplanët kinezë ishin duke fluturuar në lartësi prej 7.000 deri në 8.000 metrash, lartësi që zakonisht përdoret edhe nga aeroplanët e udhëtarëve.

Forcat Ajrore Malajziane thanë se aeroplanët kinezë nuk e kontaktuan qendrën e kontrollit ajror pavarësisht se disa herë u udhëzuan që të bënin një gjë të tillë, shkruan Independent, transmeton Gazeta Enigma.

Ministri i Jashtëm i Malajzisë, Hishammuddin Hussein, tha të martën në mbrëmje se do ta thërrasë në raportim ambasadorin kinez që ta sqarojë këtë shkelje të hapësirës ajrore dhe sovranitetit të vendit./Gazeta Enigma/

Related Articles