Malisheva dhe Llapi luajnë vetëm për tri pikë, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Llapi luajnë vetëm për tri pikë, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja mes malishevasve dhe llapjanëve pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’ me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Qëndrim Kidën vjen në këtë ndeshje pas një humbje nga Ballkani dhe synon t’i kthehet fitores për të përforcuar pozitën e katërt dhe për t’iu ofruar vendit të tretë.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës ka dy fitore radhazi dhe duan të tretën për të shpresuar në gabimin e Ballkanit dhe për t’u bërë lider i tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

MalishevaGashi; Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu; Ferati, Mustafa, Brruti; Hazrollaj, Haziraj, Aliu; 

LlapiAvdyli; Krasniqi, Bekteshi, Jashari; Vokrri, Musolli, Namani, Ramadani, Blakçori; Januzi, Hyseni;  

Related Articles