Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Ballkanit me rezultat 2-3, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Vendasit dukeshin se nuk ishin të interesuar për lojë pas shpalljes kampion një ditë më parë pas barazimit mes Dritës dhe Gjilanit.
Sobowale shënoi për 0-1 në minutën e 11-të.
Për 0-2 shënoi Hasan Hyseni në minutën e 42-të.
Për vendasit epërsinë e ngushtoi Albion Rrahmani në minutën e 60-të.
Ishte Xhevdet Shabani që shënoi për 1-3 dy minuta më vonë.
Për rezultatin përfundimtar 2-3 shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 90+3.
Pas kësaj humbje Gjilani nuk lëkundet nga vendi i parë me 70 pikë.
Kurse, Malisheva pozicionohet në vendin e shtatë me 43 pikë.