Vedat Muriqi po kalon në një formë të mirë të karrierës së tij te Mallorca në Spanjë.
Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar 12 gola dhe ka ndihmuar shokët e skuadrës me dy asistime në La Liga këtë edicion, shkruan lajmi.net.
Muriqi po veçohet edhe në një statistikë, e ku nuk është askush si ai deri më tani.
“Pirati”, siç njihet Muriqi në Mallorca, prin në garën e dyluftimeve në ajër, njofton klubi.
Futbollisti nga Prizreni ka fituar 16 duele në ajër brenda ndeshjen kundër Celta Vigos.
“Fluturon Pirati. Rekord në La Liga” – ka shkruar faqja zyrtare e klubit të Mallorcas në rrjetet sociale.
28-vjeçari është pjesë e Mallorcas nga vera e vitit 2022 kur u ble përfundimisht nga Lazio për rreth 8 milionë euro.