Shpresa Shala ka 36 vjet që e ushtron profesionin e mamisë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe për këto mbi tre dekada ajo thotë se i ka kryer mbi 12mijë lindje normale.
Edhe në këtë ditë mamia Shala është në shërbim të grave shtatzënave dhe lehonave.
Për nder të këtij stafi shëndetësorë, 5 maji shënohet si Dita Botërore e Mamive.
Ndaj ShMAK u kërkua më shumë investim në këtë lëmi, si në ri-funksionalizimin e materniteteve në Kosovë dhe rritjen e numrit të mamive të cilat janë në shërbim të shëndetit të grave.