Shokohet Reali, Mbappe rinovon kontratën me Parisin

Shokohet Reali, Mbappe rinovon kontratën me Parisin

Kylian Mbappe është emri më i lakuar në botën e futbollit pasi i skadon kontrata me ekipin francez më 30 qershor të këtij viti.

Francezi ka qenë i lidhur me një transferim te skuadra e Real Madridit, skuadër të cilën ka bërë tifozëri prej fëmijërisë Mbappe.

Gazeta franceze, Le Parisien, raporton se Kylian Mbappe do të mbetet në Francë.

Sipas kësaj gazete, Mbappe do të nënshkruajë kontratë të re me Parisin duke i befasuar të gjithë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles