Valon Zymberi i Dritës në gusht të vitit 2021: Agim Ademi ta heki kapelën, VAR-i është realitet, bravo bravo…!

Valon Zymberi i Dritës në gusht të vitit 2021: Agim Ademi ta heki kapelën, VAR-i është realitet, bravo bravo…!

Më 21 gusht të vitit 2021 drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, shprehej i lumtur për implementimin e sistemit VAR në Kosovë.

Zymberi pati shkruar se nuk kishte besuar që sistemi VAR do të implementohej në futbollin kosovar prej vitit 2021, por një gjë të tillë e kishte bërë realitet Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, shkruan Gazeta Enigma.

“Sot VAR-i u jetësua, duke shënuar një arritje të jshtëzakonshme në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet futbollistike në Kosovë. Tani, publikisht them PO, kryetari ADEMI kishte të drejtë, VAR-i është një realitet”, kishte shkruar Valon Zymberi i emocinuar për implementimin e VAR-it në Kosovë.

Zymberi, po ashtu e kishte përgëzuar Kryetarin Agim Ademin me fjalë të mëdha dhe me emocione.

“Kryetar AGIM ADEMI, ta heki kapelën, bravo bravo bravo! Tani po, po sepse VAR-i është këtu, në ndeshjet tona, ne futbollin tonë dhe në të ardhmen e tij me ngritje të vazhdueshme”, kishte shkruar Zymberi i Dritës.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme Zymberi në një prononcim në njëren prej mediave në Kosovë, kishte hedhur akuza mbi kryetarin Ademi.

Gazeta Enigma ua sjellë të plotë deklaratën e drejtorit sportiv të Dritës më 21 gusht të vitit 2021:

VAR në Kosovë, e pabesueshme, por e vërtetë!

Sot u aplikua për herë të parë VAR-i në një ndeshje zyrtare të klubit tonë FC DRITA!

Para më shumë se një viti në disa takime pune që i kisha në FFK dhe kryetarin Agim Ademi, mes shumë diskutimesh, shpesh e ka përmendur që nga viti i ardhshëm do ta kemi edhe sistemin VAR në Superligë.

Që në dëgjim të parë tingëllonte absurde dhe e pamundur per t’u realizuar në praktikë.

Nuk besoja kurrë që me kushtet e stadiumeve tona, mund të imagjinohet instalimi i një sistemi të tillë, megjithëse shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për futbollin kosovar.

Në një takim tjetër të radhës, kryetari Ademi më njofton se janë në proces dhe tashmë kanë filluar punën për të aktivizuar këtë sistem.

Sot VAR-i u jetësua, duke shënuar një arritje të jshtëzakonshme në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet futbollistike në Kosovë.

Tani, publikisht them PO, kryetari ADEMI kishte të drejtë, VAR-i është një realitet.

Kryetar AGIM ADEMI, ta heki kapelën, bravo bravo bravo!

Tani po, po sepse  VAR-i është këtu, në ndeshjet tona, ne futbollin tonë dhe në të ardhmen e tij me ngritje të vazhdueshme.

Urime klubeve të Superligës, urime gjithë refereve dhe gjithë atyre që besuan dhe punuan fort për implementimin e sistemit VAR, duke qenë kështu të parët në rajon!

Superliga më e sigurt se kurrë më parë!

Ju lumtë????

Related Articles