Manastirliu: Kemi të siguruara mbi pesë milionë doza të vaksinave për vitin 2022

Manastirliu: Kemi të siguruara mbi pesë milionë doza të vaksinave për vitin 2022

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka deklaruar se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, duke siguruar 5 milionë vaksina deri në 2022.

“Jemi krenarë për vaksinimin, pasi kur ne kemi nisur vaksinimin një pjesë e vendeve në Ballkan nuk kishin akoma asnjë vaksinë. Në vitin 2022 do të paguajmë 30 milionë dollarë për të vazhduar marrjen e vaksinave. Jemi një vend me përqindje të lartë në rajon që kemi vaksinuar qytetarë me dy doza. Detyra e qeverisë shqiptare është që të sigurojë vaksinat që dhe ne të arrijmë planin dhe qeveria shqiptare e ka bërë dhe do vijojë ta bëjë”.

“Tani kemi siguruar mbi 2 milionë doza vaksina, deri në fund të vitit arrijmë 3 milionë doza dhe deri vitin e ardhshëm janë 5 milionë doza vaksine të siguruara. Pra ne jo vetëm kemi siguruar 4,4 milionë doza për popullatën target, por deri vitin e ardhshëm do të sigurojmë mbi 5 milionë vaksina për të vijuar edhe me skenarët e tjerë”, deklaroi Manastirliu./ A2 CNN

Related Articles