Manchester City fitoi 4-1 “finalen” ndaj Arsenalit, sukses të cilin e meritoi plotësisht dhe nuk e vuri në asnjë moment në diskutim.
Kampionët në fuqi dominuan duelin e luajtur në “Etihad Stadium”, përballje ku Kevin De Bruyne shkëlqeu me dy gola të bukur dhe asist.
Rrugën e rrjetës e gjetën edhe John Stones e Erling Haaland, i cili vetëm në minutat shtesë ia doli të festonte. Ndërkohë, Rob Holding shënoi golin e nderit për skuadrën e Mikel Artetës.
Arsenali vijon të kryesojë Premier League me dy pikë mbi Manchester City, por djemtë e Pep Guardiolës kanë zhvilluar dy ndeshje më pak.